
Pa Vlahovic, por me Devid në qendër të sulmit, i mbështetur nga Yildiz dhe McKennie, Juve kalon pa shumë vështirësi Udinesen, me “Zonjën e Vjetër” që bëhet ekipi i parë që siguron një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë ku do të përballet me fituesin e çiftit Atalanta-Genoa.
Ekipi i Spallettit mori shpejt kontrollin e lojës dhe në minutën e 23-të gjetën golin e avantazhit, ku McKennie futi një top të fortë në zonë, aty ku David devijoi saktë duke dërguar topin në rrjetë. David gjeti edhe golin e dytë pak minuta më vonë, por VAR i prishi festën duke anuluar gjithçka për pozicion jashtë loje.
Me fillimin e pjesës së dytë, Spalletti hodhi në fushë edhe Locatelli-n. Ishte pikërisht mesfushori “azzurr” i cili në minutën e 68-të hipotekoi këtë kualifikim teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Spallettin që feston, por jo plotësisht për këtë kualifikim të rëndësishëm:
“Zhvilluam një ndeshje të kujdesshme, bëmë gjithçka mirë ndaj një ekipi të rrezikshëm si Udinese. Sigurisht kishte edhe disa momente që mund t’i administronim më mirë. Tani rikthimi në Napoli? Do të jetë shumë emocionuese. Aty kam shumë miq dhe fëmijë që më presin, kjo është shumë e rëndësishme. Nuk ka rëndësi se si do të më presin, e rëndësishme është që unë i dua të mirën atyre”, u shpreh Spalletti.
and then