
Një krim i rëndë në familje tronditi kryeqytetin mesditën e 30 gushtit 2022, kur Arsen Muskurti hyri në agjencinë turistike “Nour Tours” dhe qëlloi për vdekje me armë të vëllanë dhe kunatën e tij. Nëna e viktimës dhe e autorit, Kadrie Muskurti, ka qenë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24, ku ka treguar versionin e saj të ngjarjes që i mori jetën një djali dhe tjetri përfundoi në burg ku u dënua me burgim të përjetshëm.
Ajo tha për moderatoren dhe autoren e emisionit Evis Ahmeti se fajtor për ngjarjen ka qenë viktima, pasi sipas saj ai ishte xheloz ndaj arritjeve të të vëllait të tij.
E moshuara, e cila tha se djemtë ia vrau shteti, pohon se shkak i sherrit mes vëllezërve u bë ndarja e biznesit.
“Zihej keq me të vëllanë. Më pas u denoncua. Kur djali ishte në Arabi, Dritani i thotë Arsenit, i i çon një mesazh dhe i thotë; e gjeta gabimin te ai folderi. Do më japësh një drekë ose darkë të fortë, të kam borxh 97 mijë euro. Ky i kthen përgjigje dhe i thotë; nuk kam dyshuar. Më pas djali i hoqi firmën nga ortakëria. Kur ia hoqi autorësinë. Ai e bleu drejtësinë me lekë.
Jam nëna dhe mos qofsha në këtë tragjedi që kam kaluar. Ata e blenë drejtësinë me lekë. Më mirë të kishin bërë burg. Biznesin e parë e hapi Arseni, e mori të vëllanë për ta mbështetur, e bëri ortak pa financuar asgjë. Ai i kishte 97 mijë euro borxh, në vitin 2014. Ne prindërit nuk ishim bashkëpronarë. Ishte kontribut i gjithë i Arsenit, autorit të krimit. Djemtë mi vrau shteti! I thash tërhiq kallëzimin dhe ai e tërhoqi. E poshtëronte të vëllanë në mes të dyqanit. Ai me Arsenin duhej të krenohej. Ai ishte xheloz. Arseni ishte shumë i zgjuar, i shkathët, i shkolluar. I çova të dy me shkollë, nusen dhe atë, i lanë. Kam qenë dentiste, burri ka qenë në Ministri. Ata bashkë me të shoqen luftonte Arsenin. E luftonin të shoqen e Arsenit se dinte 4 gjuhë. Edhe kur i kam ndarë të dy, nuk ndenja me asnjë prej tyre. Po të rrija me të voglin, mund të bëhej xheloz tjetri. Pasi Arseni tërhoqi denoncimin, ai u ngrit sipër, djali po punonte në laptop, dhe ai e goditi dhe me shkelma.”, tha ajo.
and then