Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin paraprak për çështjen “Balluku”, ja data kur do të zhvillohet seanca

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se shqyrtimi paraprak i çështjes së ankimuar nga Kryeministri Edi Rama do të bëhet në datën 12 dhjetor.

GJK ka arsyetuar se kjo do të ndodhë për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese dhe agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.

Këshilli i Ministrave kërkon heqjen e pezullimit nga detyra të Ballukut si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës e Energjisë, e cila është njohur me masën e sigurisë nga GJKKO pasi është zyrtarisht e pandehur nga SPAK.

NJOFTIM PËR SHTYP

Në vijim të njoftimeve të mëparshme për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata informon se shqyrtimi paraprak i çështjes nga Mbledhja e Gjyqtarëve do të bëhet në datën 12.12.2025 për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.

Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×