
Një 41-vjeçar nga Durrësi është goditur me thikë gjatë një konflikti me një shtetas tjetër në fshatin Qerret.
Sipas informcionit të përcjellë nga gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj, policia ka shpallur në kërkim autorin dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.
Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
and then