
Roberto Baggio ka folur sërish, duke prekur ndjenjat e tifozëve axurr. Në një intervistë për FIFAn shprehu dëshirën e tij më të madhe për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut (SHBA, Kanada dhe Meksikë), ta shohë sërish Italinë protagoniste: “Shpresoj që kombëtarja jonë të jetë aty, sepse ka shumë bashkatdhetarë që jetojnë, marrin frymë dhe duan ta shohin Italinë protagoniste të Kupës së Botës. Dëshira ime është të mos i zhgënjejë këta njerëz plot pasion dhe dashuri për ngjyrat tona”.
Rikthimi i Botërorit në SHBA sjell kujtimet e ëmbla e të hidhura të “USA ’94”, kur Baggio e çoi Italinë në finalen e Pasadena, të humbur me penallti ndaj Brazilit: “Ishte një moment fantastik,përjashto aktin final. Diçka e mrekullueshme dhe unike”. Për brezin e ri: “Secili duhet të japë 100% që të mos ketë pengje”. Për formatin me 48 skuadra: “Është një mundësi shumë e rëndësishme, sepse do të ketë shumë skuadra të reja në këtë
event”
and then