Njeriu i momentit në merkaton e Juventusit, Konte tenton t’i prishë punë bardhezinjve dhe kontakton lojtarin

Ivan Perisiç është njeriu i momentit në merkaton e Juventusit me bardhezinjtë të cilët prej kohësh po tentojnë të transferojnë lojtarin nga Interi. Konkurrenca për shërbimet e kroatit nuk mungon me Totenhemin e Antonio Kontes që i është shtuar garës në orët e fundit.

IVAN PERISIC

Sipas raportimeve nga “ESPN”, tekniku italian nuk e ka harruar ish-lojtarin e tij dhe do t’i besojë krahun e majtë të skuadrës londineze në rreshtimin e tij klasik me të cilin futbollisti luan aktualisht te ziklatërit, me kontaktet mes palëve që kanë nisur në orët e shkuara.

Perisiç nga ana tjetër e ka shprehur prej kohësh simpatinë për Premier Ligën dhe nuk do ta refuzonte një transferim në Angli për t’u ribashkuar me ish-teknikun e tij.

Interi ende nuk dorëzohet në rinovimin e kontratës së 33-vjeçarit dhe ka planifikuar një takim me agjentin e tij në ditët në vazhdim.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×