Goditi me thikë vëllain pas sherrit, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan

ELBASAN-Goditi me thikë, vëllanë e tij, për motive të dobëta, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohen mjeti prerës thikë dhe disa fishekë arme gjahu, që u gjetën në banesën e 35-vjeçarit.

Pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Elbasan ishte paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, një 46-vjeçar, me dëmtime të shkaktuara me mjet prerës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u kap dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, i cili dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), në dorë, vëllanë e tij, shtetasin A. A., 46 vjeç, për motive të dobëta. I dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe disa fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×