“Topi i Artë 2025”, ndahen çmimet për më të mirët e vitit

Këtë të hënë u mbajt mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, ku u ndanë çmimet për më të mirët e vitit. Çmimet “Topi i Artë” dhe “Këpuca e artë” i takuan Bekim Balajt, me sulmuesin e Vllaznisë që mori këto trofe individual pas një viti të suksesshëm.

Ndër të tjera, talenti i vitit u shpall mbrojtësi i Bylisit Fabjan Përndreca. Arbitri më i mirë u  vlerësua Kreshnik Cjapi. Vëmendja ishte e përqëndruar edhe te trajneri i vitit, me këtë çmim që u mor nga tekniku Edlir Tetova, i cili dërgoi drejt suksesit në dy vite radhazi Egnatian. Fitues i  çmimit “Zemra Kuqezi” u shpall Mario Mitaj, sakaq “Lojtari i vitit” në kombëtare është Berat Gjimshiti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×