Mohamed Salah është një nga pikat kyçe të Liverpulit, me egjiptianin që po mundohet më ccdo kusht të jetë në finalen e Championsit pas një dëmtimi që pësoi në finalen e Kupës së Anglisë kundër Çelsit.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe vetë trajneri i Liverpul, Jurgen Klop i cili ka deklaruar se pret që egjiptiani të jetë në stol që në ndeshjen e fundit të kampionatit që Liverpul do të zhvilloj këtë javë, por la theksuar se nuk mund ta garantojë 100% që ai do të ketë minuta në fushë.
“Ai nuk do të rrezikoj, nuk ka dyshime për këtë gjë.
Plani im është që ai të jetë me ne këtë ndeshje duke e nisur nga stoli.
Ndoshta do të ketë disa minuta për të, por nuk mund ta garantoj 100% këtë gjë.”, u shpreh Klop.
Arena e Lajmit

Loading…