U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër

Gjatë orëve të natës, një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Lishan, njësia administrative Luzni, Bashkia Dibër. Banesa ishte në pronësi të shtetasit Fadil Demiri.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Menjëherë pas njoftimit, forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Megjithatë, banesa është shkrumbuar plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit. Sipas dyshimeve paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×