Legjionarët/ Rikthimi i Brojës, Ismajli e Asllani më të mirët te Torino, fundjavë pozitive e legjionarëve kuqezi

Tjetër fundjavë positive e futbollistëve të Kombëtares shqiptare  me klubet e tyre respektive, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në kampionatet ku aktivizohen.

Lajmi më i rëndësishëm ishte pikërisht rikthimi tek goli pas një periudhe të gjatë e Armando Brojës.  Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Bournemouth në transfertë, ndërsa në minutat e fundit realizoi golin e barazimit me kokë, duke i siguruar një pikë të rëndësishme ekipit të tij, Burnley.

Në Itali, Torino regjistroi një tjetër fitore në kampionat, me dy futbollistë të Kombëtares shqiptare në formacionin titullar. Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani dhanë një kontribut të rëndësishëm në suksesin e skuadrës, e cila mori tri pikë shumë të vlefshme në transfertën ndaj Sassuolos.

Një paraqitje pozitive zhvilloi edhe Arbër Hoxha me Dinamo Zagreb. Pavarësisht se nuk arriti të shënonte, ai kontribuoi në fitoren e radhës në kampionat ndaj Lokomotiva Zagreb. Pas përfundimit të javës së 18-të, Dinamo Zagreb kryeson renditjen me 38 pikë.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Ivan Balliu dhe  Qazim Laçi. Ndërkohë, nga stoli dhanë kontributin e tyre Adrion Pajaziti dhe Indrit Tuci.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×