Partizani sfidon Dinamon, Kërnaja: Respektojmë rivalin, por hyjmë në fushë për 3 pikët

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Dinamos.

Si e prisni përballjen me Dinamo City

Kërnaja: Vijmë pas një humbje në ndeshjen ndaj Egnatias ku çunat dhanë maksimumin, luftuan. Ndeshja i kishte të treja rezultatet , siç humbëm mund edhe të fitonim nëse do të ishim më të qartë përpara portës. Ekipi aty është, do bëjmë sigurisht maksimumin nesër për ndeshjen me Dinamo City.

Ka ndikuar në aspektin psikologjik humbja ndaj Egnatias
Kërnaja: Të them të drejtën nuk e besoj që ka ndikuar në aspektin psikologjik, sepse nuk është se ekipi vjen pas rezultateve negative. Në këto 3 muaj kemi rezultate goxha të mira. Do ishte më keq në aspektin psikologjik në rast se lojtarët nuk do kishin luajtur, nuk do kishin dhënë maksimumin. Lojtarët kanë dhënë maksimumin, futbolli i ka të tre rezultatet. Jemi Ok.

Si e vlerësoni Dinamo City

Kërnaja: Sigurisht Dinamo City është një ekip për tu respektuar. Eshtë me plot meritë aty ku është, fituese e Kupës në fuqi. Ka elementë të mirë, por sigurisht ne do hyjmë vetëm për 3 pikët. Për ndeshjen e nesërme nuk na intereson asgjë tjetër përveç 3 pikëve dhe të vazhdojmë përpara.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×