EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, një gur i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë drejtuesin, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar pasditen e sotme gjatë punës në një gurore në Borsh, ku një gur i madh ka rënë dhe për rrjedhojë ka zënë brënda drejtuesin e skrepit, Adnan Hysi 43 vjeç duke e dëmtuar rëndë.

Menjëherë është transpprtuar në spitalin e Sarandës. Sipas bluzave të bardha gjendja shëmdetësore ishte shumë e rëndë. 43 vjeçari kishte politrauma në gjymtyrët e poshtëme, deri edhe në humbje të një gjymtyre.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës i plagosuri, 43 vjeçari Adnan Hysi u transportua me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë për ndihmë më të specialozuar mjekësore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×