ASHK Elbasan bën bilancin e 2025-ës: Dyfishuam legalizimet dhe u rritën me 2 herë shërbimet kadastrale për qytetarët

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) Elbasan ka prezantuar bilancin e punës për vitin 2025, duke evidentuar një rritje të ndjeshme të shërbimeve kadastrale.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij viti janë dyfishuar shërbimet e ofruara për qytetarët, ndërsa numri i objekteve të legalizuara ka qenë dy herë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e administrimit të pronës dhe shërbimeve publike.

Më konkretisht, dhënia e shërbimeve kadastrale në krahasim me vitin 2024, gjatë 2025-ës u rrit nga 73 353 në 90 210 shërbime, për periudhën dhjetor-janar.

Sa i takon vendimeve të legalizimeve, shifrat e vitit 2025 paraqiten të dyfishuara në krahasim me vitin e kaluar.

Për periudhën janar-dhjetor 2025 janë miratuar 1864 vendime për legalizim objektesh të ndërtuara pa leje, në krahasim me 757 vendime që i përkasin vitit 2024.

Muaji dhjetor ka shënuar 220 vendime legalizimi të miratuara nga ASHK Elbasan. Ndërsa muaji me rendimentin më të lartë ka qenë nëntori me 303 legalizime të miratuara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës së Elbasanit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×