
Ernest Muçi ka rigjetur veten te Trabzonspor, pas kalimit të një periudhe mjaft të vështirë me Beshiktas. 24-vjeçari, i cili po jep kontribut shumë të madh për ekipin e tij, teksa ka finalizuar 9 gola dhe 3 asiste në 17 ndeshje, ka marrë një bonus shumë të madh nga drejtuesit, për të hyrë në negociata për të blerë kartonin e tij nga Beshiktas, kjo edhe falë mbështetjes së madhe të trajnerit Fatih Teqe, I cili në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet në dhomën e zhveshjes duke ju drejtuar Mucit me fjalët: “Luaj lirshëm. Je i lirë të bësh cfarë do në fushë.
Duhet t’ja japim topin Muçit”. Fjalë shumë të rëndësishme për futbollistin shqiptar, I cili po bën maksimumin në cdo takim.
and then