Pasojat e shirave të dendur në Gjirokastër/ Shembet banesa në Dhoksat, familja në qiell të hapur

Fshati Dhoksat në Gjirokastër u përball me pasojat e shirave të dendura që shkaktuan erozion dhe shembën shtëpinë e familjes Çepa. Banesa u bë e pabanueshme, ndërsa kryefamiljari Leonidha Çepa njoftoi se tashmë jeton në qiell të hapur dhe ka larguar pjesëtarët e tjerë të familjes nga fshati për t’i mbrojtur.

“Kjo ishte shtëpia ime. Tani flë jashtë, e gjithë prona ime është mbuluar; muri ka rënë dhe të gjitha gjërat e mia janë brenda,” tha Leonidha Çepa, duke kërkuar ndihmë nga shteti.

Pas dëmeve të shkaktuara nga moti i keq, Bashkia e Gjirokastrës ka konstatuar dëmtime në rreth 130 shtëpi dhe biznese. Aktualisht, 14 familjeve që kanë mbetur të pastreha po u ofrohet subvencion për pagesën e qerasë.

Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur rreziqe të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×