
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ka qenë sot në spitalin Rajonal të Elbasanit.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, ku janë publikuar edhe pamje nga takimi, bëhet me dije se ka nisur puna për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të kimioterapisë në 7 spitale rajonale të vendit dhe janë gati protokollet e reja të onkologjisë, të bazuara në modele bashkëkohore, në bashkëpunim me Institutin e Tumoreve në Milano.
“Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkologjik në 7 spitale rajonale, duke garantuar shërbime onkologjike më pranë pacientëve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Elbasanit, informon se ka nisur puna për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të kimioterapisë në 7 spitale rajonale të vendit dhe janë gati protokollet e reja të onkologjisë, të bazuara në modele bashkëkohore, në bashkëpunim me Institutin e Tumoreve në Milano”, shkruan Rama.
and then