“Mos guxoni të prekni qytetarët”, Noka thirrje policisë: Zbatoni ligjin, jo urdhërat e kreut tuaj, shërbëtor i karteleve të drogës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka i ka bërë thirrje policisë që të mos arrestojë apo shoqërojë protestuesit, por t’i lejojnë qytetarët të protestojnë.

Noka tha gjithashtu se, kjo tregon panikun e qeverisë dhe narkopolicisë që zbaton urdhërat e karteleve të drogës.

Flamur Noka: I bëj thirrje narkopolicisë, kthejuni ligjit dhe mos u shndërroni në shërbëtorë të karteleve sic është kreu juaj dhe i qeverisë. Mos merrni urdhëra për të mbrojtur kartelet e drogës. Cdo shërbim ndaj narkoshtetit është shërbim kundër shtetit. Ta ketë të qartë, mos guxojnë të prekin asnjë qytetar. Ata ndjehen të vjedhur, të shantazhuar e të prekur nga narkoregjimi. Një protestë qytetare nuk ka nevojë për shoqërime dhe arrestime. Këto tregojnë panik.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×