VIDEO/ 11 të ndaluar pas protestës së opozitës. Policia tenton të shoqërojë disa persona në selinë e PD, ndërhyjnë deputetët

Rreth 11 protestues janë shoqëruar nga policia, gjatë protestës së sotme të opozitës e cila zgjati përreth 3 orë.

Sipas informacioneve që përcjellin gazetarët tanë në terren, policia ka tentuar të shoqërojë disa persona pranë selisë së Partisë Demokratike, por kanë ndërhyrë deputetët e PD.

Përpjekjet e forcave të rendit shkaktuan tension dhe ndërhyrje nga deputetë demokratë, të cilët bllokuan veprimet e policisë dhe kërkuan lirimin e qytetarëve.

Në video shihen deputetët, Luçiano Boçi, Gazment Bardhi, Klevis Balliu, Saimir Korreshi, të cilët largojnë efektivët e policisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×