
Ky është momenti që ka ngjallur reagime të forta teksa është regjistruar gjatë protestës së PD.
Forcat e policisë shoqërojnë një fëmijë 11-vjeçar të quajtur Romeo Kora.
Në pamjet e shpërndara, dëgjohet personi që ka bërë videon i cili i drejtohet të miturit me fjalët: “Si e ke emrin o çun?”, ndërsa efektivët e fusin në automjetin e shoqërimit.
Një efektiv e mban me pranga në duar 11-vjeçarin.
Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit të të miturit i cili është mbajtur në komisariat për disa orë.
and then