Legjionarët/ Ardian Ismajli “frikëson” Sylvinho-n, Ylber Ramadani më i miri tek Lecce

Ardian Ismajli frikëson sërish Sylvinhon. Mbrojtësi kuqezi ka pësuar një tjetër dëmtim në sfidën e së shtunës së Torinos në transfertë ndaj Komos. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u detyrua të lërë fushën e lojës që në minutën e 20-të, pasi ndjeu një tërheqje muskulore gjatë një vrapimi. Pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, Ismajli nuk ishte në gjendje të vazhdonte takimin. Ky është dëmtimi i dytë për të në vitin 2026, duke e bërë këtë një periudhë mjaft të pafat për futbollistin shqiptar.

Ndërkohë, Torino përjetoi një humbje të rëndë, duke u turpëruar nga Komo, që triumfoi me rezultatin e thellë 6–0 në këtë përballje të vlefshme për Serinë A. Skuadra e Cesc Fabregas konfirmohet si hirushja e këtij sezoni deri më tani në Serinë A.

Ndërkohë në sfidën e mbrëmjes në Serinë A, Leçe e Ylber Ramadanit barazoi pa gola ndaj Lacios në duelin e javës së 22-të të kampionatit italian. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u aktivizua titullar dhe zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive, duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i Leçes.

Ramadani mori notën 7.9 nga faqja e specializuar e statistikave “SofaScore”, ndërsa nota më e lartë e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e Lacios, Gila, me 8.1.

Ky ishte barazimi i gjashtë sezonal për Leçen, që ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe mban përkohësisht vendin e 17-të në renditje. Nga ana tjetër, Elseid Hysah nuk u aktivizuar për asnjë minutë nga ana e teknikut Sarri. Lacio regjistroi barazimin e tetë dhe pozicionohet aktualisht në vendin e nëntë të tabelës së klasifikimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×