Spektakël i Yamal, Barça “thyen” Oviedo-n, rikthehet shpejt në krye, Flick: Jam i kënaqur me ekipin

Barça i përgjigjet shpejt Realit, triumfon 3-0 përballë Oviedo-s duke u rikthyer menjëherë në krye të La Liga-s, plus 1 në raport me rivalin e tyre të përjetshëm. Ndryshe nga se pritej, ekipi i Hansi Flick vuajti jo pak ku goli i parë erdhi në minutën e 52-të, pas një gafe në mbrojtje, Dani Olmo përfitoi duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë.

Oviedo bëri gjithçka keq në këtë transfertë duke i dhuruar Barçës edhe golin e dytë pak minuta më vonë, ku sërish një gafe në mbrojtje u shfrytëzua nga Raphinha me këtë të fundit që me një parabël të ëmbël dyfishoi shifrat.

Stafetën e mori më pas Lamine Yamal, me talentin spanjoll që fillimisht goditi shtyllën ndërsa në minutën e 73-të realizoi një super gol me një veprim të bukur akrobatik. Hansi Flick shijon këtë sukses të pastër 3-0 përballë Oviedo-s:

“Jam i kënaqur me ekipin, veçanërisht në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte më e vështirë për ne. Gjëja më e rëndësishme ishte goli i parë, më pas gjithçka ishte me e lehtë pasi dolëm në lojën tonë”, u shpreh Hansi Flick. Suksesi i Barçës mori faqet e para të mediave spanjolle ku në qendër ishte Lamine Yamal.

Një fitore të rëndësishme në javën e 21-të të La Liga-s siguroi edhe Atletico Madrid. Ekipi i Simeones triumfoi pastër 3-0 përballë Mallorca-s. Falë këtij suksesi, Atletico qëndron në vendin e tretë në kuotën e 44 pikëve, tetë më pak se Barcelona kryesuese.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×