Champions League/ 90 minutat e fundit, 4 skuadrat italiane mësojnë fatin e tyre, ja shanset për kualifikimin në “TOP 8”

Mbrëmja e së mërkurës, 28 janar, do të jetë vendimtare për Champions League. Xhiroja e fundit e fazës së ligës unike do të përcaktojë kush shkon direkt në Top 8, kush vazhdon në playoff dhe kush eliminohet. Të gjitha ndeshjet luhen në orën 21:00, me në fushë edhe katër ekipet italiane: Inter, Juventus, Napoli dhe Atalanta.

Interi ka përpara një mision shumë të ndërlikuar. Për Top 8 nuk mjafton vetëm fitorja në Dortmund kundër Borussia-s, por duhen edhe të paktën pesë rezultate të favorshme nga fushat e tjera. Më realist është skenari i playoff-it, që zikaltërit e sigurojnë edhe me barazim. Probabiliteti për 1/8 direkte mbetet minimal, pak mbi 6%.

Situatë e ngjashme për Juventusin. Bardhezinjtë luajnë në Monaco dhe me një barazim janë praktikisht të sigurt për playoff-in me kthim në shtëpi. Për Top 8 duhet një mrekulli: të paktën gjashtë rezultate pozitive nga ndeshjet e tjera. Edhe për Juve, shanset për kualifikim direkt janë rreth 7%.

Napoli, nga ana tjetër, është përballë një sfide brenda ose jashtë. Fitorja kundër Chelseat do t’i japë pothuajse sigurinë e playoff-it. Humbja do të thotë eliminim, ndërsa barazimi do ta detyronte skuadrën e Contes të shpresojë në disa kombinime të ndërlikuara, për shkak të diferencës negative të golave. Napoli ka rreth 51% shanse për të vazhduar rrugëtimin europian, por nuk mund të shkojë direkt në 1/8.

Atalanta lufton për një vend mes tetë më të mirave. Me 13 pikë, por e penalizuar nga diferenca e dobët e golave, duhet të fitojë bindshëm në transfertë ndaj Union Saint-Gilloise dhe të shpresojë në hapa fals të rivalëve. Me barazim, bergamaskët sigurojnë playoff-in me kthim në shtëpi. Shanset për kualifikim direkt janë rreth 13%, ndërsa playoff-i është pothuajse i sigurt.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×