“He mo Çim a do vish te burgu?”/ Droga në paraburgimin e Elbasanit, ekzekutohet masa “Arrest me burg” për tre shtetas në Elbasan, me tyre edhe polici Ndricim Kroi

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të datës 22.01.2026 dhe bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, autoritetet kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tre shtetasve të dyshuar, të cilët ndodhen në hetim.

Sipas burimeve zyrtare, masa është zbatuar ndaj:
• Ndricim Kroi, punonjës policie pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan;
• Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri;
• Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan.

Ekzekutimi i masës së sigurisë është kryer në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe veprimeve të dyshuara që lidhen me këtë çështje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×