Kaosi në finalen e Kupës së Afrikës, pezullime dhe gjoba nga FIFA

Kaosi i shkaktuar në finalen e Kupës së Afrikës nuk mund të kalonte në heshtje, kjo pasi sfida Senegal-Marok prodhoi gjithçka, tërheqje nga fusha, sherr mes tifozëve, përpjekje për të invaduar fushën dhe shumë detaje të tjera jo sportive që minuan imazhin e futbollit afrikan. Në kushte të tilla nuk mund të mungonte dhe një reagim nga ana e FIFA-s, me këtë të fundit që dënoi disa nga protagonistët kryesor të kësaj finaleje.

Ai që e pësoi më shumë ishte trajneri i Senegal, Pape Thiaw, me këtë të fundit që ishte edhe iniciatori kryesor që i kërkoi lojtarëve të braktisnin fushës në momentin që gjyqtari i takimit akordoi penallti në favor të Marokut. Trajneri i Senegal u dënua me 5 ndeshje skualifikim, plus 100 mijë dollarë gjobë.

Me dy ndeshje pezullim u dënuan edhe dy lojtarë të Senegalit, Ndiaye dhe Sarr. Me 615 mijë dollarë u gjobit edhe Federata e Senegalit. Me dy ndeshje pezullim u dënuan dy lojtarë të Marokun, Achraf Hakimi dhe Saibarie.

Këto dënime do të jetë të vlefshme në kualifikueset e radhës të Kupës së Afrikës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×