ZYRTARE/ Vllaznia bën “bingo”, rikthen Kevin Dodaj në Shkodër

Vllaznia bën “bingo” në këto ditë të fundit të merkatos, me klubin shkodran që bëri zyrtare rikthimin e Kevin Dodaj. Sulmuesi u largua nga Vllaznia gjatë merkatos së verës duke u transferuar në Bullgari tek ekipi i CSKA-së së Sofjes, por gjërat nuk shkuan si duhet, me sulmuesin që nuk gjeti hapësira.

Në këtë mënyrë, Kevin Dodaj vendosi të rikthehet në shtëpi, tek ekipi i Vllaznisë. Me anë të një njoftimi për mediat, kuqeblutë bënë zyrtare transferimin e Kevin Dodaj, me sulmuesin që vjen në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Rikthimi i Dodaj konsiderohet një dhuratë e çmuar për Edi Martinin dhe objektivin e Vllaznisë për të fituar titullin kampion.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×