
Një 41-vjeçare është arrestuar sot nga policia e Fierit, pasi akuzohet se ushtronte prostitucion në zona të ndryshme të qytetit. Pas hekurave ra shtetasja me inicialet A. Xh., banuese në Patos.
“Finalizohet operacioni i koduar “Destinacioni”. Arrestohet në flagrancë 1 shtetase që ushtronte prostitucion. Procedohen penalisht 3 shtetas që kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Sekuestrohen 2 celularë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetase që ushtronte prostitucion, kanë organizuar operacionin e koduar “Destinacioni”, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasja:
-A. Xh., 41 vjeçe, banuese në Patos.
Kjo shtetase dyshohet se ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. Sh., 41 vjeç, T. Ç., 39 vjeç dhe M. B., 34 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”, pasi kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.
and then