Zyrtare/ James Harden te Cleveland, tronditet tregu i transferimeve në NBA, Garland kalon te Klippers

Tregu i NBA-së tronditet nga shkëmbimi mes Los Angeles Clippers dhe Cleveland Cavaliers. Pas pakënaqësive të vazhdueshme, Clippers vendosën të ndajnë rrugët me James Harden përpara afatit të fundit të transferimeve.

36-vjeçari kalon te Cavaliers, të cilët dërgojnë në Kaliforni Darius Garland dhe një zgjedhje të raundit të dytë në draft. Cleveland fiton përvojë për ta përkrahur Donovan Mitchell-in, ndërsa Harden synon të rrisë shanset për titull, teksa bashkohet me skuadrën e gjashtë në karrierë.

Në anën tjetër, Clippers investojnë te e ardhmja: Garland, 26 vjeç, All-Star dhe me kontratë deri në vitin 2028, pritet të rinovojë skuadrën në planin afatgjatë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×