FOTO/ Të fiksuar pas shqiptarëve, Trabzonspor hidhet në sulm për Uzunin

Të mahnitur nga Ernest Muçi, Trabzonspor po tenton një goditje të bujshme në këto orë të fundit të merkatos. Nga Turqia, mediat shkruajnë se trajneri Fatih Teke kërkon një sulmues dhe emri që i ka sugjeruar drejtuesve të klubit është ai i Myrto Uzunit.

Teke kërkon t’i besojë shqiptarëve fazën ofensive, por sigurisht për të arritur te Uzuni nuk do të jetë e lehtë, kjo pasi “bomberi” kuqezi theksoi vetëm pak kohë më parë se është i fokusuar tek ekipi i tij, Austin dhe se nuk ka ndërmend të ndryshojë skuadër gjatë kësaj periudhe.

Uzuni
Uzuni

Kujtojmë që ekipi nga SHBA pagoi 12 milionë euro për ta blerë nga Granada dhe ka një kontratë të vlefshme deri në 2027. Sigurisht, ideja për t’u rikthyer në aksion këtë periudhë, pasi MLS është pushim e tundon jo pak Uzunin, por duket e vështirë që një lëvizje e tillë të finalizohet në këto orë të fundit të merkatos. Kujtojmë që merkato në Turqi mbyllet më 6 shkurt.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×