
Partia Demokratike përmes një shkresë ka vendosur në dijeni Policinë e Tiranës për zhvillimin e protestës së e cila pritet të zhvillohet ditën e martë. Opozita në shkresën e saj ka vënë në dijeni uniformat blu duke thënë se protesta e tyre pritet të nisë në orën 17:00.
Policia e Tiranës u ka kthyer përgjigje zyrtare PD duke i kërkuar që të specifikojnë orën e mbylljes së tubimit. Ndër të tjera, blutë i kanë kujtuar opozitës se nuk lejohen personat e maskuar në protestë. Edhe në protestën e së nesërmes pritet që të jenë në gadishmëri rreth 1350 efektivë, njëlloj si në protestën kombëtare që i zhvillua herën e fundit.
and then