Polemikat politike në Olimpiadë, Shifrin në “modalitetin Mandela”

Një tendencë gjithnjë e më zhurmshme në Shtetet e Bashkuara të Amerkinës u vë presion sportistëve kur skena është globale. Mesazhi përhapet pa filtra në rrjetet sociale dhe disa media: nëse një atlet kritikon vendin, ose politika të lidhura me imigracionin dhe agjencinë ICE, nuk duhet të veshë fanellën kombëtare.

Disa shkojnë edhe më tej dhe kërkojnë që ata të kthehen në shtëpi nëse nuk ndjekin një parim të vetëm: “Dua Shtetet e Bashkuara dhe jam krenar që përfaqësoj kombin tim”. Debati shpërtheu gjatë Lojërave Olimpike Dimërore “MilanoCortina 2026”. Në Kortina, Mikaela Shifrin u shfaq me një ton të qetë dhe një mesazh të matur.

E pyetur se si ndihet duke përfaqësuar vendin e saj në një kontekst të polarizuar, ajo foli për “ashpërsi” dhe “dhimbje” në botën e sotme. Lexoi një reflektim të saj dhe citoi Nelson Mandelën: “Paqja nuk është vetëm mungesa e konfliktit, është krijimi i një mjedisi ku të gjithë mund të lulëzojnë, pa marrë parasysh racën, besimin, gjininë apo çdo dallim tjetër”.

Shifrin shpjegoi se qëllimi i saj është të garojë dhe të tregojë vlera si përfshirja, diversiteti, përpjekja dhe bashkëpunimi. Fjalët e ikonës amerikane të skive ndezën duartrokitje, por edhe kritika. Në krahun më kritik thuhet se skena olimpike kërkon neutralitet politik dhe përkushtim të qartë ndaj krenarisë kombëtare, veçanërisht nën flamurin amerikan.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×