
Pas një lidhje 20 vjeçare dhe tre fëmijëve së bashku duket se martesës mes kapitenit legjendar të Romës, Françesko Toti dhe modeles italiane Ilari Blasi i ka ardhur fundi.
Sipas raportimeve nga mediat italiane çifti pritet ta bëjë publik vendimin e tyre me anë të një komunikate të cilën do ta publikojnë në orët e para të mbrëmjes së sotme.
Toti dhe Ilari ishin një nga çiftet më të famshme të futbollit botëror, me Totin që ja kishte fituar zemrën 41-vjeçares me një dedikim special të një goli në derbin ndaj Lacios ku pas shënimit tregoj një fanellë ku shkruhej: Je Unike!