Hetimet ndaj Ballukut, Hoxhaj zbulon hapat që po ndjek SPAK: Ja kur përfundon ekspertimi i telefonave të sekuestruar

Gazetari Julian Hoxhaj, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke theksuar se procesi pritet të jetë i gjatë pas nisjes së ekspertimeve të celularëve të marrë në shqyrtim nga SPAK.

Sipas tij, fakti që ka kaluar kohë që nga momenti kur Balluku është mbrojtur politikisht, i ka dhënë kohë të vlefshme asaj dhe kryeministrit Edi Rama për të zbehur interesin publik mbi çështjen.

Hoxhaj theksoi se procedurat hetimore janë komplekse dhe kërkojnë kohën e nevojshme. “Vetëm ekspertimi i telefonave kërkon minimalisht dy muaj, pa llogaritur mbledhjen dhe analizimin e materialeve të tjera,” u shpreh ai.

Ai shtoi se edhe pas kësaj faze, agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK do të kenë nevojë për kohë shtesë për të identifikuar provat e vlefshme për hetimin.

Sipas gazetarit, për shkak të këtyre proceseve, është e mundur që për muaj të tërë të mos ketë zhvillime konkrete në lidhje me çështjen Balluku, duke e bërë hetimin një proces të zgjatur dhe kompleks.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×