“Sinjal” para finales së madhe të përfaqësueses A, Kosova U19 triumfon ndaj Turqisë U19

Kosova U19 ka dhënë një sinjal të fortë para ndeshjes historike të së martës mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku zhvillohet finalja e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, Kosovë –Turqi.

Në përballjen e zhvilluar të hënën pasdite në Manavgat, Dardanët e rinj triumfuan 3:1 ndaj Turqisë, në kuadër të Grupit B1 të raundit të parë kualifikues për Euro 2027. Kapiteni Rin Ahmeti hapi rezultatin në minutën e 8-të me një penallti, ndërsa Lorik Mehmeti shënoi golin e dytë në minutën e 20-të. Turqia ngushtoi epërsinë në minutën e 51-të, por fitoren e Kosovës e vulosi Leonit Gabrica në minutën e 89-të.

Me këtë fitore, Kosova U19, e drejtuar nga Albert Bunjaku, ka siguruar vendin e parë në grup me shtatë pikë dhe kualifikimin në Ligën A të raundit të dytë kualifikues. Armenia përfundoi e dyta me pesë pikë, Turqia e treta me katër, ndërsa Gjibraltari mbeti pa pikë.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku pas këtij suksesi u shpreh shumë i lumtur dhe uroj që edhe Kombëtarja A nesër të arrijë suksesin historik: “Ne e fituam finalen e vogël. Uroj që nesërmbrëma Kosova ta fitojë edhe finalen e madhe ndaj Turqisë. Për mua si trajner ka qenë qëllim të formoj një ekip sa më kompakt të kësaj gjenerate. Ka qenë një harmoni shumë e mirë mes futbollistëve. Jam krenar me secilin prej djemve për atë çfarë kanë treguar. Thjeshtë e kanë dhënë maksimumin. Asnjëri nuk ka luajtur për veten, por secili ka luftuar për njëri-tjetrin, dhe ky është çelësi i fitores së sotme kundër Turqisë. Edhe kundër Armenisë kemi luajtur më mirë se kundërshtari dhe është dashur të marrim tri pikët, por gjithsesi jam shumë i kënaqur me atë çfarë kemi arritur; është 100% sukses i merituar. Ekipi e ka realizuar planin e lojës në përpikëri. Shpresoj se në të ardhmen do të jemi edhe më mirë, pasi kemi më shumë kohë të punojmë së bashku”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×