“Opozita e paragjykon pa fakte”, Hitaj: Drejtori i ri i Policisë figurë e pastër. SPAK nuk do ta toleronte nëse…

Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në “Studio 24” u shpreh se deri më tani nuk ka asnjë provë ndaj drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, që të vërtetojnë lidhjet e tij me krimin.

“Unë kam folur me shumë kolegë të sektorit të kronikës që është një emër që nuk ka patur asnjë akuzë e kritikë, dhe asnjë fije me grupet kriminale dhe kjo është gjë pozitive. Nuk besoj se këta janë njerëzit më të zinj tek Policia e Shtetit, nëse ka një protestë dhe opozita është e pakënaqur kjo nuk do të thotë se masat që merr drejtori i policisë, bëhen se e kanë inat PD. Akuzat që ka lëshuar sot  selia blu janë politike sesa drejt figurës së Skënder Hita”, tha gazetari Hitaj.

Arbër Hitaj: Unë kam folur me shumë kolegë të sektorit të kronikës që është një emër që nuk ka patur asnjë akuzë e kritikë, dhe asnjë fije me grupet kriminale dhe kjo është gjë pozitive.

Nuk besoj se këta janë njerëzit më të zinj tek Policia e Shtetit, nëse ka një protestë dhe opozita është e pakënaqur kjo nuk do të thotë se masat që merr drejtori i policisë, bëhen se e kanë inat PD. Akuzat që ka lëshuar sot  selia blu janë politike sesa drejt figurës së Skënder Hita.

Pse duhet ta toleronte SPAK një drejtor policie rajonal nëse do të kishte akuza për krime zgjedhore ndaj tij?



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×