“Ndjesi e papërshkrueshme, emocion i madh”, Tufa nga Prishtina: Tifozët e Kosovës dhe të Turqisë u bënë bashkë, thirrje ndaj Serbisë

Kur na ndajnë vetëm pak minuta nga fillimi i ndeshjes së Kosovës ndaj Turqisë (finalja e Play off për Botërorin), gazetarja Trevisa Tufa solli të rejat e fundit nga Prishtina.

“Atmosfera është fantastike, jam pranë “Fadil Vokrrit”. Është një ndjesi e papërshkrueshme. Pak më parë arriti edhe përfaqësuesja e Kosovës, ishte fillimisht ajo e Turqisë që mbërriti.

Miqësia me tifozët turq- Është e vërtetë, isha më përpara në Sheshin Skënderbej dhe Pajaziti. Të dy tifozëritë qëndronin me njëri-tjetrin dhe bënin thirrje kundër Serbisë. Nuk ka patur trazira, kanë shkuar gjërat mirë.” – tha Tufa.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×