“Ia kishte marrë makinën mamasë”/ Dy efektivë të lënduar dhe makina e policisë e batuar anës rrugës, detaje nga ngjarja në Vlorë: 14-vjeçari tentoi të godiste patrullën…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një automjet në të cilin udhëtonin dy të mitur, nuk ka respektuar urdhrin për të ndaluar nga policia.

Policia bën me dije se Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, rreth mesnatës, në lagjen “24 Maji”, kanë konstatuar një automjet që drejtohej nga i mituri, i cili po kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, por drejtuesi nuk i është bindur urdhrit, ka rritur shpejtësinë dhe ka tentuar të godasë shërbimet e Policisë me automjet.

Pas disa minutash ndjekjeje, në vendin e quajtur “Kinoteatri”, shërbime të tjera Policie i kanë bërë sërish shenjë për ndalim, por ai ka vijuar lëvizjen dhe ka goditur automjetin e Policisë, duke shkaktuar dëmtimin e 2 punonjësve të Policisë në detyrë.
Në vijim të ndjekjes, drejtuesi ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Dy punonjësit e Policisë të dëmtuar morën ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Veprimet procedurale u kryen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor dhe nënës së të miturit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për trajtimin e të miturve.
Automjeti që drejtonte 14-vjeçari u bllokua, ndërsa pronares së automjetit (nënës së tij) iu pezullua leja e drejtimit dhe iu vendos masë administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale:
“Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”,
“Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”,
“Shkatërrimi i pronës”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë prindërit që të ushtrojnë kontroll dhe përgjegjësi të vazhdueshme prindërore, duke mos lejuar në asnjë rast drejtimin e automjeteve nga të miturit, pasi këto veprime rrezikojnë seriozisht jetën dhe shëndetin e tyre, të përdoruesve të tjerë të rrugës, si dhe të vetë punonjësve të Policisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×