Akuza ndaj Muriqit për ndeshjen me Turqinë, sulmuesi nuk përmbahet: Nuk ta bëj hallall, të dënoftë zoti!

Kosova u mund 1-0 në “Fadil Vokrri” nga Turqia, në finalen e vlefshme për Play Off të Botërorit. Në Kosovë, disa tifozë po akuzojnë sulmuesin Vedat Muriqi, i cili është me origjinë nga Prizreni dhe thuhet se ka lidhje të veçantë me turqit. E menjëhershme ka qënë përgjigja e lojtarit të dardanëve, në një koment në rrjetet sociale.

Postimi: 

Turp të qoftë. Gjysmë turk që e flet turqishen, si shumica që janë të lindur në Prizren, por që është më patriot dhe që ndihet më kosovar se ti. Të mendosh që një lojtar i Kombëtares në një lojë vendimtare për shtetin e vet, të shesë lojën vetëm pse është i lindur në Prizren dhe flet turqisht, duhet të ketë probleme mentale ose të jetë një njeri pa gjak, pa ndjenja dhe pa respekt. Për një lojtar që i ka dhënë gjithçka për kombëtaren e Kosovës. Ty personalisht gjithë këtë mund, gjithë këtë dhimbje prej ditës së parë deri më dje që e kam bërë për futbollin e shtetit, për kombëtaren, kurrë hallall nuk ta bëj. Të dënoftë Zoti!

 900 0 1775052375x658355150 1272842221698127 7403021964520387847 N 947
900 0 1775052375×658355150 1272842221698127 7403021964520387847 N 947



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×