
Një prilli, në shumë vende të botës shënohet Dita e Gënjeshtrave, një ditë e njohur për shakatë dhe mashtrimet e padëmshme mes miqsh, familjarësh apo kolegësh.
Por duket se një i ri nga Vlora e ka marrë shumë seriozisht festën, duke mashtruar edhe policinë.
Një telefonatë e pazakontë ka alarmuar Policinë e Vlorës, pasi personi që ka telefonuar ka deklaruar: “Hajde se kam vrarë mamanë”.
Menjëherë pas këtij njoftimi, forca të shumta policie, përfshirë “Shqiponjat” dhe strukturat operacionale, janë nisur drejt vendit të dyshuar të ngjarjes.
Operatori Marjus Seiti tha për News24, se pas kontrolleve paraprake, nuk është konstatuar asnjë rast apo provë që të konfirmojë një krim të tillë.
Personi që ka kryer telefonatën ka fikur telefonin menjëherë pas komunikimit.
and then