Nga Allegri tek Inzaghi, në Itali nis “gjuetia” për post Gattuso

Dorëheqja e Gravina-s dhe Buffon nuk mjafton për të qetësuar shpirtin e tifozëve “azzurr”, tani kërkohet edhe “koka” e Gattuso-s pasi shihet e pamundur që Rino të qëndrojë pas një dështimi kaq të madh. Në kushte të tilla, në Itali, mediat kanë nisur një sondazh në shkallë të gjerë për të kuptuar se kush mund të pasojë Gattuso-n.

Të gjitha mediat bashkohen në një pikë, tani kërkon një profil i fortë, një trajner me shumë eksperiencë për të bashkuar një grup të shkatërruar dhe për të rikthyer Italinë në nivele të larta. Koha nuk premton pasi në shtator starton edhe fushata në Ligën e Kombeve ku Italia bën pjesë në një grup me përfaqësuese si Belgjika, Turqia dhe Franca. Për momentin, katër janë emra që joshin më shumë, katër trajnerë “big”, Max Allegri, Antonio Conte, Roberto Mancini dhe Simone Inzaghi. Pengesa e vetme është që të katër trajnerët janë nën kontratë me ekipet e tyre respektive.

Conte është një ish i famshëm pasi drejtojë ekipin përfaqësues në “Euro2016” ku u ndal nga Gjermania në fazën çerekfinale. Për të arritur te Conte, sigurisht fillimisht duhet bindur De Laurentiis.

Një tjetër opsion konkret është edhe Simone Inzaghi, i shpërngulur së fundmi në Arabinë Saudite aty ku është nën kontratë me Al Hilal deri në 2027. Pengesë është pa diskutim paga e tij prej sheiku, 25 milionë euro në vit.

Allegri gjithashtu vlerësohet për organizimin e tij, por te Milan po bën shumë mirë dhe është nën kontratë me “djallin” deri në 2027.

Në çdo rast një opsion është edhe Roberto Mancini, trajneri i fundit që i solli Italisë një trofe, Evropianin. Mancini nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u rikthyer në krye të Italisë, por mbi të rëndon një eliminim i rëndë, ai përballë Maqedonisë së Veriut, Botërori i dytë radhazi ku Italia mungoi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×