“Po flisja me Trump”, pamjet e arrestimit të Tiger Woods bëhen virale (VIDEO)

Tiger Woods, legjenda e golfit botëror, u përfshi së fundmi në një aksidentet me makinë, por në fakt lajmi nuk është ky, as arrestimi i tij, por fjalët që Tiger Woods tha gjatë momentin kur agjentet e policisë po shkonin drejt tij. Sipas pamjeve të bëra publike, Tiger Woods, i drejtohet policisë me fjalët: “Ishin në telefon me Donald Trump, po flisja me presidentin”, por as kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur arrestimin e tij.

Tiger Woods u përfshi në një aksident në Florida ku përplasi një tjetër makinë. Tiger Woods iu nënshtrua testit të alkoolit, ndërsa pamjet e arrestimit të tij u bënë virale në rrjetet sociale. Gjatë arrestimit, 15 herë kampioni i golfit iu gjetën në makina disa ilaçe dhe pilula qetësuese.

Sipas raportit të bërë publik nga Policia në Florida, Woods i tha oficerëve se kisha marrë disa ilaçe qetësuese pasi ka kryer 7 operacione në shpinë dhe më shumë se 20 operacione në këmbën e djathtë. Ndër të tjera, Woods i shpjegon oficerëve se në momentin që përplasi mjetin tjetër përpara tij po shikonte telefonin poshtë dhe papritmas goditi mjetin tjetër.

Lajmi i mirë për të është fakti se testi i alkoolit doli negativ.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×