
Harry Kane ishte në dispozicion të Anglisë në miqësoret e muajit mars, por gjatë një seance stërvitore, kapiteni i “Tre Luanëve” ndjeu një shqetësim në këmbë duke e detyruar të ngre lart “flamurin e bardhë”. Sigurisht për Tuchel ky nuk ishte një problem, por në Gjermani, në radhët e Bayern Munich janë në ankth për gjendjen e tij fizike.
Harry Kane u largua përpara kohë nga grumbullimi me Anglinë, për të nisur menjëherë fazën e riaftësimit. Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munich, në konferencë për shtyp, përpara sfidës kundër Frieburg, konfirmoi se Kane nuk do të jetë në dispozicion të ekipit për këtë takim, por shpresat janë të mëdha që të zbres në fushë kundër Real Madrid, në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën çerekfinale:
“Harry ndjeu një shqetësim në kavilje gjatë grumbullimit me Anglinë, për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion të ekipit në kampionat këtë fundjavë. Gjithsesi, jam pozitiv se do të jetë në fushë të martën. Nuk mund të them nëse do të zbres nga minuta e parë, të shohim”, u shpreh Kompany.
Shqetëson Harry Kane, por këtë periudhë, trajneri Kompany ka rikuperuar disa lojtarë shumë të rëndësishëm. Neuer, Musiala, Alphonso Davies, Pavlovic, Ito e Urbig, të gjithë janë në dispozicion të ekipit duke nisur që nga kjo fundjavë.
and then