Doli në skenë edhe për stolin e Shqipërisë, tek Italia shfaqen tre emra për të pasuar Gatusson

Italia është tronditur pas eliminimit në finalen e “play off” për Botërorin. Bosnjë Hercegovina ia doli që të mbante jashtë axurrët, për edicionin e tretë radhazi. Sot erdhi zyrtarisht edhe largimi i Gatuzos si trajner i Italisë, ndërsa dje u tërhoqën Bufon dhe presidenti Gravina.

Tashmë është koha që të përflitet për pasuesin e Gatuzos. Deri tani janë tre emra, që duken interesantë për të marrë drejtimin e skuadrës.

Bëhet fjalë për Daniele De Rosin, Fabio Groson dhe Fabio Kanavaron. Ky i fundit doli në skenë edhe si trajner i mundshëm për të zëvendësuar Silvinjon te Shqipëria, megjithatë duhet thënë se paga që merr te Uzbekistani është mjaft e lartë. Kanavaro do të jetë një nga trajnerët e Botërorit, ndërsa ka kontratë deri në verë.

De Rosi ndërkohë drejton Xhenoan, ndërsa Groso është ulur në stolin e Sasuolos. Interesant do të jetë se me cilin emër do të nisë cikli i ri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×