“Veliaj, Berisha e Meta, lojëra procedurale si Shullazi dhe Dajti”, gazetari: Veliaj “nuk shpëton” nëse Ols Dado largohet! Dosja e tij, komplekse, përmban…

Gazetari Poli Hoxha ka bërë një paralelizëm mes politikanëve që kanë probleme me drejtësinë, si Erion Veliaj, Ilir Meta dhe Sali Berisha, me komponentë të botës së krimit si Emiljano SHullazi dhe Dritan Dajti, sa I përket “lojërave procedurale” që po ndiqen në proceset gjyqësore.

I ftuar në “Kjo Javë” në News24, ai duke u ndalur te çështja e kryebashkiakut të Tiranës, komentoi edhe rolin e prokurorit Ols Dado, për të cilin tha se edhe nëse largohet nga çështja, kjo nuk e ndryshon thelbin e procesit. Sipas tij, dosja ndaj Veliajt konsiderohet komplekse, pasi përmban dëshmi, bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe përfshin emra të tjerë nga politika dhe biznesi.

“Veliaj, Berisha, Meta shtyjnë gjyqet pa fund. Kjo më kujton gjyqet e eksponentëve të krimit të organizuar si Shullazi, Dajti etj që shtynin gjyqet pa fund derisa u bënë problematikë, siç janë bërë
Edhe këta, Veliajt dhe Metës i kanë dhënë disa herë avokatë kryesisht sepse bëjnë lojëra procedurale e nuk ballafaqohen me thelbin dhe për çfarë janë të akuzuar. Nëse je i pafajshëm dil I pa fajshëm. Ja I hoqën Olsi Dadon, edhe pse për mua ai pretendimi i Veliajt nuk ndryshon, ti ke Dumanin aty, letrat I ke, ajo është dosje që ka dëshmitarë, ka bashkëpunëtorë, në atë dosje ke politikane për pengim drejtësie, Bushkën, ke biznesmenë, nuk është e thjeshtë si çështje”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×