Stoli i Italisë nuk josh më, nga Inzaghi tek Allegri, vijnë refuzimet e para

Në Itali, është koha për revolucion, e vetmja rrugë për të rikthyer edhe një herë “azzurrët” në futbollin e rëndësishëm botëror. Largimi i presidentit të Federatës, Gabriele Gravina, shefit të delegacionit, Buffon dhe së fundmi e trajnerit Gattuso, ishte vetëm hapi i parë. Tani ka nisur puna, gara, për të zgjedhur një president të ri, rrjedhimisht edhe një trajner të ri për ekipin përfaqësues. Këto ditë në media kanë qarkulluar emra dhe versione të ndryshime, por stoli i Italisë në këtë pikë nuk është më i lakmueshëm nga trajnerë të rëndësishëm.

I pari që doli nga gara ishte Simone Inzaghi, ndërsa refuzimi u vijua edhe nga Allegri. I pyetur për këtë mundësoi, Allegri u tregua i qartë dhe i prerë: “Jam i lumtur te Milan, dua të qëndrojë këtu sa më gjatë të jetë e mundur”.

Në mënyrë të prerë e refuzoi edhe Gian Piero Gasperini, trajneri aktual i Romës. Ndryshe nga trajnerët e lart përmendur, nuk është kundër kësaj ideje Antonio Conte. Trajneri i Napolit e njeh shumë ambientin, kjo pasi ka qenë në krye të Italisë për dy vite, ku i udhëhoqi në Evropian, por u ndal nga Gjermania në fazën çerekfinale. Sigurisht, për të arritur te Conte duhet bindur edhe De Laurentiis pasi trajneri është nën kontratë deri në 2027.

Një opsion konkret është edhe Roberto Mancini, pasi ky i fundit nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u rikthyer në krye të Italisë. Një rol shumë përcaktues në lidhje me të ardhmen e trajnerit të ri do të ketë edhe presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit, do të jetë ai që do të thotë fjalën i fundit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×