
Ditën e sotme në studion e emisionit me “Me Zemër të Hapur”, me autoren dhe moderatoren Evis Ahmeti, do të trajtohet një ngjarje e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Vlorës, e cila ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë dhe dhunën në komunitet.
Një 42-vjeçare, mësuese me inicialet E. L., ka denoncuar se është dhunuar brutalisht nga fqinji i prindërve të saj, në zonën e Skelës.
Sipas dëshmisë së saj, të dhënë në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ngjarja ka ndodhur papritur, pa asnjë konflikt të mëparshëm mes tyre.
Sipas dëshmisë së saj rreth orës 13:00 të drekës teksa po shkonte drejt banesës së prindërve, ajo është përballur me një person të veshur me rroba të zeza dhe me kapuç që i mbulonte pjesërisht fytyrën.
Ai e ka sulmuar fillimisht me fjalë fyese dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike, duke e shtrënguar fort nga fyti. Edhe pse arriti të largohej dhe të kërkonte ndihmën e policisë, ankthi dhe frika nuk përfunduan aty.
Sipas rrëfimit të saj, agresori e ka ndjekur deri në banesën e prindërve dhe e ka dhunuar sërish. Në përpjekje për t’i shpëtuar, ajo është qëlluar në dorë, ndërsa autori i ka marrë telefonin dhe ia ka thyer, për ta lënë pa mundësi komunikimi dhe pa ndihmë.
“Në rrugën ku po kaloja një zotëri kishte ulur kapuçin deri te pjesa e hundës, fillimisht u shmanga për t’i lënë hapësirë të kalonte, por zotëria vazhdon sipas drejtimit tim duke më hedhur duart në fyt shumë fort dhe po ashtu duke sharë. E gjitha kjo ka ndodhur në sy të fëmijës. U stepa pas hekurave, dhe kam futur dorën në xhep për të marrë telefonin. Gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte të merrja policinë, por më qëllon dorën. Dhe unë i kam pamjet, pavarësisht se policia nuk i ka marrë në konsideratë. Unë u çorientova aq shumë sa nuk dija çfarë të bëja. Bashkëshortin e kam në punë në Vlorë. Nisem për në banesën e prindërve, se nuk ka rrugë tjetër. Aty për fat gjenden rastësisht dy banorë që na dëgjuan se edhe ai po kërcënonte dhe nuk donte të ja dinte për Policinë e Shtetit. Aty kam hapur sërish telefonon sepse doja të kisha prova. Ai ka parë që unë kam qenë vetëm…Më ka marrë telefoni nga dora, dhe e ka thyer telefonin që unë të mos kisha mundësi të komunikoja me asnjë”, ka rrëfyer ajo në emisionin “Me Zemër të Hapur”.
Një ngjarje e rëndë që ngre shumë pikëpyetje: Si është e mundur që një grua të dhunohet në mes të ditës, pranë shtëpisë së saj? Sa të sigurta janë rrugët dhe lagjet tona?
Dhe çfarë masash duhet të merren për të parandaluar raste të tilla?
Gjithashtu gjatë intervistës, 42-vjeçarja ngriti një tjetër shqetësim lidhur me administratoren e pallatit, e cila sipas banorëve janë pagesa të kripura.
Gjithashtu ajo tregoi agresori ishte bashkëshorti i administratores së pallatit.
“Një pjesë e mirë e banorëve të pallatit po vuajnë prej vitesh nga administratorja e vetëshpallur për pagesat. Për vite të tëra, kanë vuajtur pagesa të majme dhe të pajustifikuara. Unë e kuptova që agresori ishte bashkëshorti i administratores, kur më mori telefonin. Ai e mori telefonin dhe e hodhi në drejtim të depos që unë të mos kisha prova”, ka treguar ajo.
and then