40 minuta të vetëm në hapësirë, pa asnjë kontakt me Tokën! Çfarë do të ndodhë me ekuipazhin e Artemis II kur të mbërrijnë në “pikën e vdekur”

Ndërsa Toka zvogëlohet gjithnjë e më shumë në dritaren e tyre të pasme, dhe i afrohen akoma më shumë Hënës ekuipazhi i Artemis II ka pasur lidhje të vazhdueshme me kontrollin e misionit në Hjuston të Teksasit. Fjalët nga ekipi i NASA-s i kanë dhënë ekuipazhit një “lidhje ngushëlluese” me shtëpinë.

Por kjo lidhje është gati të humbasë.

Ndërsa astronautët do të kalojnë pas Hënës, sinjalet e radios dhe lazerit që lejojnë komunikimin vajtje-ardhje midis anijes kozmike dhe Tokës do të bllokohen nga vetë Hëna.
Për rreth 40 minuta, katër astronautët do të jenë vetëm, secili me mendimet dhe ndjenjat e veta, duke udhëtuar nëpër errësirën e hapësirës. Një moment i thellë vetmie dhe heshtjeje.

Piloti i Artemis, Victor Glover, tha se shpreson që bota do ta shfrytëzojë kohën për t’u bashkuar.

“Kur të jemi pas Hënës, pa kontakt me të gjithë, le ta shfrytëzojmë këtë si një mundësi”, tha ai për BBC News para misionit. “Le të lutemi, të shpresojmë, të na dërgoni mendimet dhe ndjenjat tuaja të mira që të rikthehemi në kontakt me ekuipazhin.”

Më shumë se 50 vite më parë, astronautët e Apollos përjetuan gjithashtu izolimin nga humbja e sinjalit gjatë misioneve të tyre në Hënë.

Në vitin 1969, ndërsa Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin bënë histori duke bërë hapat e parë në sipërfaqen hënore, Collins ishte i vetëm në modulin e komandës, duke orbituar Hënën.
Ndërsa anija e tij kalonte pas anës së errët, kontakti me dyshen në sipërfaqen hënore, si dhe me kontrollin e misionit, u zhduk për 48 minuta.

Ai e përshkroi përvojën në kujtimet e tij të vitit 1974, “Carrying the Fire”, duke thënë se ndihej “vërtet i vetmuar” dhe “i izoluar nga çdo jetë e njohur”, por se nuk ndjente frikë apo vetmi.
Në intervistat e mëvonshme, ai përshkroi paqen dhe qetësinë që sillte heshtja në radio, duke thënë se ajo ofronte një pushim nga kërkesat e vazhdueshme nga kontrolli i misionit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×