
Një 50-vjeçar, punonjës i kompanisë telefonike “One” u gjet pa ndjenja në borë, pas një nate të kaluar në kushte të vështira atmosferike, pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz.
Burime për News24 bëjnë me dije se bëhet fjalë për një punonjës të kompanisë “ONE”, i cili ka qëndruar për orë të tëra në të ftohtë ekstrem, pasi ra nga antenat ku po rregullonte një defekt.
Ai është konstatuar rastësisht në orët e mëngjesit nga efektivë të ushtrisë, të cilët kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për ta transportuar drejt spitalit.
50-vjeçari, i identifikuar si Lumturi Kamberi, është dërguar fillimisht në Spitalin e Traumës, ku ka marrë ndihmën mjekësore emergjente. Mësohet se ai ka probleme serioze shëndetësore dhe nuk mund të lëvizë njërën këmbë.
Më pas, për trajtim të specializuar, ai është transferuar në një spital privat.
Ndërkohë, policia ende nuk ka mundur ta marrë në pyetje, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk i lejon të komunikojë.
Kompania telefonike ONE nuk ka dhënë asnjë sqarim për rastin, ndërsa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
and then