
Ekuipazhi i anijes Artemis II hyri në sferën e ndikimit gravitacional të hënës të dielën (5 prill), ndërsa përgatitej të arrinte distancën më të largët që njerëzit kanë udhëtuar ndonjëherë në hapësirë në kapsulën e ekuipazhit Orion.
“Kjo do të thotë që forcat gravitacionale të Hënës tani janë më të mëdha në anijen kozmike Orion, sesa ato të Tokës”, njoftoi Nasa.
Orioni do të kalojë pas Hënës në një trajektore “kthimi të lirë” – një rrugë që e kthen natyrshëm anijen kozmike prapa drejt Tokës pa kërkuar shtytje shtesë. Anija kozmike do të arrijë distancën e saj më të madhe nga Toka gjatë kësaj faze.
Nderkaq astronauti i misionit Apollo 16, Charlie Duke, ka dërguar një mesazh të veçantë për ekuipazhin e Artemis II, ndërsa ata po i afrohen destinacionit të tyre në hënë.
“Në Hënë ndodhet një fotografi e familjes sime. Lutem që t’ju kujtojë se ne, Amerika dhe e gjithë bota, jemi duke ju mbështetur”, është shprehur Duke në mesazhin e tij të regjistruar.
Fjalët inkurajuese të një astronauti që ka shkelur më parë në hënë vijnë në një moment simbolik për ekuipazhin e Artemis II, misioni i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm në rikthimin e njerëzimit në satelitin natyror të Tokës.
and then