
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 03:00, në zonën e njohur si mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor drejt fshatit Akërni, një automjet i drejtuar nga shtetasi A. H., 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident.
Si pasojë e përplasjes, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.
and then